Arba dhe Tingujt e Vjetër / Arba e i Suoni Antichi Një rrëfim i ndjerë për muzikën, kujtesën dhe rrënjët – për fëmijë që zbulojnë trashëgiminë e të parëve të tyre. Kur Arba zbulon një arkë të fshehur në shtëpinë e gjyshit, pranë lumit Valbonë, një melodi e vjetër zgjon kureshtjen e saj dhe e udhëheq në një udhëtim mbresëlënës. Përmes tingujve, ajo njihet me historinë e familjes e cila i jep mundësinë që të krijojë një lidhje të thellë me trashëgiminë e vendit të saj. Ky libër dygjuhësh, në shqip dhe italisht , ju ofrohet familjeve që rrisin fëmijë në dy gjuhë, shkollave, apo edhe si dhuratë që përcjell vlera në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Brenda librit ka po ashtu lojëra dhe ushtrime zbavitëse, të cilat thjeshtësojnë mësimin e gjuhës dhe të kulturës. Disponohet gjithashtu: Versioni shqip–anglisht - Me protagonist djalë : Arbër dhe Tingujt e Vjetër / Arbër e i Suoni Antichi Rreth autoreve: Sabina Darova , ndërlidhëse kulturore. E lindur në Shqipëri, ajo ka punuar në Itali që nga viti 2000 për të lehtësuar integrimin e bashkështetasve dhe komuniteteve të tjera migrante. Ka përvojë shumëvjeçare në edukimin ndërkulturor në arsim dhe teatër për fëmijë; ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ornella Darova , PhD. E lindur në Itali, ajo është kërkuese shkencore në Universitetin e Harvardit, ku hulumton aspektet shoqërore dhe ekonomike të arsimit në mjedise shumëgjuhëshe dhe shumëetnike. Ka përfunduar programin e doktoraturës në shkenca ekonomike pranë Universitetit të Pensilvanisë. Kjo vepër vjen si një bashkëpunim mes nënë dhe bijë. ------------- Un racconto toccante sulla musica, la memoria e le radici – per bambini che scoprono il patrimonio culturale dei loro antenati. Quando Arba scopre un baule nascosto nella casa del nonno, vicino al fiume Valbonë, una melodia antica risveglia la sua curiosità e la guida in un viaggio indimenticabile. Attraverso i suoni, entra in contatto con la storia della sua famiglia, che le permette di creare un legame profondo con il patrimonio del suo paese. Questo libro bilingue, in albanese e italiano , è pensato per famiglie che crescono figli in due lingue, per le scuole, o come regalo significativo che contribuisce alla preservazione del patrimonio culturale albanese. All’interno del libro ci sono anche giochi ed esercizi divertenti, pensati per facilitare l’apprendimento della lingua e della cultura. Disponibile anche: Versione albanese–inglese - Con protagonista maschile: Arbër dhe Tingujt e Vjetër / Arbër e i Suoni Antichi Chi sono le autrici: Sabina Darova , mediatrice culturale. Nata in Albania, lavora in Italia dal 2000 per facilitare l’integrazione dei connazionali e di altre comunità migranti. Ha una lunga esperienza nell’educazione interculturale in ambito scolastico e teatrale per bambini; si è laureata in Lingua e Letteratura all’Università di Tirana. Ornella Darova, PhD. Nata in Italia, è ricercatrice presso l’Università di Harvard, dove studia gli aspetti sociali ed economici dell’istruzione in contesti multilingui e multietnici. Ha conseguito il dottorato in economia presso l’Università della Pennsylvania. Quest’opera nasce dalla collaborazione tra madre e figlia.